Ish-shoku i Hashim Thaçit jep një lajm të keq për Presidentin: Ditët i ka të numruara, ia përmend Gjykatën Speciale

Aktuale

Ish-shoku i Hashim Thaçit jep një lajm të keq për Presidentin: Ditët i ka të numruara, ia përmend Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh. Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:23
Hashim Thaçi

Ish- shoku i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, Sali Rexhaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se Thaçi i ka ditët e numruara dhe politikisht është i vdekur.

Ai shton se Presidenti nëse nuk shkon këtë vit në Hagë do të pensionohet vitin e ardhshëm.

Rexhaj thekson se, për ndarjen e Kosovës nuk është askush në Kosovë, por as Grenell e Tramp, e as SHBA-ja.

Sipas analistit politik, kjo temë është larguar nga tavolina me vendosje të taksës dhe me largimin e Federica Mogherinit.

Ai shton se taksa sot do të hiqet dhe do të përfundoj marrëveshja me njohje reciproke Kosovë-Serbi, si dhe largimin i Rusisë nga Ballkani.

Rexhaj ka përmendur edhe minishengenin e kryeministrit të shqipërisë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqit, ku shton se ka ngordh qysh në zanafillë.

Postimi i plotë:

Shkurt e qarte!

Per ndarje te Kosoves nuk eshte askush ne Kosove, po as Grenell e Trump as SHBA. Ajo teme eshte larguar nga tavolina me vendosje te takses e largimin e Federica Mogherinit nga ndermjetesimi ne bisedimet Kosove-Serbi. Taksa SOT duhet te hiqet dhe te perfundoj marreveshja me njohje recioroke mes Kosoves e Serbise dhe largimi i Rusise nga Ballkani.

Kurti ka qene kunder Rambujese, kunder Ahtisarit e kunder shpalljes se pavaresise.

Pra kunder SHBA-se, njejte si Demaqi, babai I tije politik, autori i Ballkanise, Serbise se Madhe. Njejte si keto dite minishengeni i Vuqiqit e Rames, i cili ngordhi qe ne zanafille.

Thaqi i ka ditet e numeruara dhe politikisht eshte i vdekur. Nese nuk shkon ne kete vit Hage, pensionohet ne fillim te vitit tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat