Teatri Kombëtar anulon shfaqjet për muajin mars

Aktuale

Teatri Kombëtar anulon shfaqjet për muajin mars

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:57
Teatri Kombëtar i Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it, ka anuluar të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin mars.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, është apeluar për respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.

“Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat