Në pritje të miratimit të buxhetit, LVV ia feston ditëlindjen Rexhep Selimit

Aktuale

Në pritje të miratimit të buxhetit, LVV ia feston ditëlindjen Rexhep Selimit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 01:32
Deputetët e Vetëvendosjes duke festuar ditëlindjen shefit të grupit të tyre parlamentar, Rexhep Selimi.

Deputetët e Vetëvendosjes ia kanë festuar ditëlindjen shefit të grupit të tyre parlamentar, Rexhep Selimi.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit”, ka shkruar Selimi.

Postimi i Selimit në Facebook:

Kapërcyem mesnatën dhe po shkojmë drejt mëngjesit këtu në ambientet e Kuvendit. Erdhi, jo veç dita, por edhe ditëlindja ime - data 15.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit.
Faleminderit Ekipit ma të mirë që ka pasur Kuvendi ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat