Familjarët e 77-vjeçarit të infektuar me koronavirus, thonë se ai vizitoi shumë miq pas kthimit nga Italia - Bota Sot
Familjarët e 77-vjeçarit të infektuar me koronavirus, thonë se ai vizitoi shumë miq pas kthimit nga Italia

Aktuale

Familjarët e 77-vjeçarit të infektuar me koronavirus, thonë se ai vizitoi shumë miq pas kthimit nga Italia

Më: 15 mars 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre. Andaj, i gjithë fshati ka mbetur i zbrazët.

Në fshatin Stubëll, të komunës së Vitisë, një person i moshës 77-vjeçare u identifikua së është prekur nga virusi Covid-19.

Sarë Gjergji, familjar i këtij personi, thotë se 77-vjeçari kishte qenë për vizitë në Itali.

E me tu kthyer në Kosovë, Gjergji rrëfen se ai kishte bërë disa vizita e takime me familjarët.

E pasi 77-vjeçari u konfirmua se është prekur nga virusi, të infektuar dolën edhe djali i tij së bashku me gruan.

Të dy janë dërguar për trajtim në QKUK.

E simptoma të njëjta sipas Gjergjit tani ka filluar të ketë edhe nipi i 77-vjeçarit.

Ky 17-vjecar, duket se kishte pasur simptoma gjatë të Shtunës në mbrëmje.

Në një video dërguar televizionit, djaloshi kërkoi që ekipet shëndetësore ti dalin në ndihmë.

Përderisa, gjyshi babai dhe nëna e tij kanë dalë pozitiv në analizat për koronavirus dhe po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, 17-vjeçari së bashku me fëmijët tjerë të familjes, kërkuan disa herë ndihmë mjekësore.

Por, sipas tyre një ndihmë e tillë nuk iu ofrua.

E kontakte me 77-vjeçarin, gjatë kohës kur ai u kthye nga Italia kishte pasur edhe vetë  familjari i tij që foli.

Por, ai mohon të ketë simptoma të virusit

Ndërkohe, Gjergji thotë së në fshatin Stubëll, banorët nuk po dalin nga shtëpitë e tyre.

Ata nuk kanë ankesa për rezerva ushqimore, por kanë frikë se virus mund ti prekë edhe familjet tjera në këtë fshat.

Ndërkohë, pas gjithë këtyre kërkesave për vizita shëndetësore, mjekë e infektolog të dielën në mesditë vizituan shtëpinë  ku po qëndrojnë të izoluar fëmijët e familjarëve të prekur me korona virus.

E kryetari i kësaj komunë Sokol Haliti, i kontaktuar tha se u janë dërguar disa maska e dorëza por që nuk janë të mjaftueshme.

Haliti tha se megjithatë ata po punojnë pa ndalur që situata të jetë nën kontroll por që nuk e kishin pritur se një gjë e tillë mund t`u ndodhte.

Ai thotë se në Viti nuk ka shumë mërgimtarë nga Italia, por se personi që është infektuar ka takuar edhe persona të tjerë.

Mjekët i kanë marrë mostrat e këtyre fëmijëve, për t’i dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për ekzaminim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat