Mjeku nga Kosova na këshillon: Dilni sot në natyrë, por...

Aktuale

Mjeku nga Kosova na këshillon: Dilni sot në natyrë, por...

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

Mjeku i njohur Naser Ramadani, është pyetur edhe se a do të duhej qytetarët e Kosovës të dilnin në natyrë.

Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër.” – ka deklaruar ai.

Ramadani ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e vetë-izolimit dhe të distancës sociale.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt Koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat