Drejtori i IKSHP-së luti gazetarët që t’i qëndrojnë larg, por të njëjtën nuk e kërkoi nga presidenti

Aktuale

Drejtori i IKSHP-së luti gazetarët që t’i qëndrojnë larg, por të njëjtën nuk e kërkoi nga presidenti

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:19
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar nga gazetarët që ishin të pranishëm sot gjatë konferencës që ai e mbajti me presidentin Hashim Thaci që të mbajnë distancë. Të njejtën thirrje ai nuk e pati edhe për presidentin, që qëndronte në krah të tij.

Ramadani tha para mediave se kanë rekomanduar që qytetarë të ju përmbahen rregullave, për të qëndruar dy metra larg njëri tjetrit.

“Qytetarët janë rekomanduar që me kontributin e tyre të ju japin forcën më të madhe profesionistëve shëndetësor që të kalojmë krizën sa më shpejtë.

Kemi rekomanduar qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë, duke mbajtur distancë së pari, dy metra që nuk po e shoh këtu edhe po më pengon shumë, sepse jam i rrezikuar, unë nuk kam forcë ekzekutive, prandaj largohuni pak në mënyrë që të jem i lirë që të marr frymë, këtu po ju lus juve që ta interpretoni popullatës dhe çdo qytetari që t’i përmbahen distancës”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat