Deklarata e Anton Qunit që “dridhi” Hashim Thaçin e Kadri Veselin, zyrtari i Vetëvendosjes ka një thirrje për ministrin e Mbrojtjes - Bota Sot
Deklarata e Anton Qunit që “dridhi” Hashim Thaçin e Kadri Veselin, zyrtari i Vetëvendosjes ka një thirrje për ministrin e Mbrojtjes

Aktuale

Deklarata e Anton Qunit që “dridhi” Hashim Thaçin e Kadri Veselin, zyrtari i Vetëvendosjes ka një thirrje për ministrin e Mbrojtjes

Nga: N. H Më: 20 mars 2020 Në ora: 19:48
Anton Quni dhe Hashim Thaçi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, e cila kishte ‘dridhur’ Kuvendin.

Atë botë Quni kishte thënë se, “Kadri Veseli e Hashim Thaçi nuk ndalem derisa t’ju shoh në Burg”.

Bicaj ka bërë një pyetje publike se a qëndron edhe me tej prapa këtyre deklaratave të dhëna vite më parë.

“Komandant Anton Quni, a qëndron ende prapa këtyre deklaratave të forta. Po të pyes publikisht, si mund t’i shohësh Kadrushin e Hashimin prapa grilave duke bashkëpunuar me ta”, ka shkruar Bicaj në Facebook.

Anton Quni, vite më parë kërcënoi publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Ai pati thënë se arsyeja e vetme që e shtynë të qëndrojë në pozitën e deputetit, është dërgimi i tyre [Hashim Thaçi, Kadri Veseli v.j], në burg.

“Ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë Parlament. Ndoshta e ndjeni vetën fitimtarë në këtë betejë. Por, shihemi në finale. Por, një gjë iu garantoj. Për të gjitha ato mjerime që iu keni shkaktu qytetarëve të Kosovës. Për të gjitha ato shantazhe. Për të gjitha ato manipulime që i keni bërë – ju po më detyroni të qëndrojë këtu, derisa t’iu shoh juve prapa grilave. Ju atu e keni vendin – prapa grilave”, kishte thënë Quni në vitin 2017.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e pret edhe sot Kurtin, ta heq tarifën dhe ta kthej Agim Veliun në ministri.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i kërkuar që ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Sipas Mustafës kjo nuk është kërkesë e një anshme mirëpo kërkesë me interes të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat