Anëtari i PE-së: Zyrtarët e Kosovës të tejkalojnë vështirësitë për hir të koronavirusit

Aktuale

Anëtari i PE-së: Zyrtarët e Kosovës të tejkalojnë vështirësitë për hir të koronavirusit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 21:18
Parlamenti Evropian

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, u ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovë që të qëndrojnë të bashkuar në ato që i ka cilësuar si kohëra të vështira, për të mundësuar funksionimin e qeverisë në vend të prodhimit të krizës politike.

Sipas tij, ata duhet të veprojnë së bashku për të tejkaluar vështirësitë, për hir të koronavirusit, të cilin e ka cilësuar armik të përbashkët.

Deklaratat e tij vijnë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat