Doktori propozon që Qeveria të ndajë së paku 100 euro për banorë

Aktuale

Doktori propozon që Qeveria të ndajë së paku 100 euro për banorë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:49
Qeveria e Kosovës

Doktori i njohur, Gani Bajraktari ka bërë një propozim për qeverinë.

Ai ka thënë se duke qenë se jemi në një situatë kaotike për shkak të virusit COVID19, qeveria t’i jap nga 100 euro për kokë banori, pasi duhet mbajtur familjet, tani që edhe puna është ndaluar në shumë sektorë.

Po ashtu, Bajraktari bëri thirrje për vetizolim dhe mosdalje publike.

Postimi:

APEL QEVERISE!

Te nderuar anetare te Kabinetit Qeveritar te Republikes se Kosoves,
Kur ndodhemi ne prag te epidemise se COVID-19, dhe kur ne bote nuk ka as vaksine as bar per kete semundje, e vetma mundesi per te shmangur kete epidemi eshte VET-IZOLIMI (KARANTINIZIMI).

Por, per kete, qytetaret duhet te kene para! Shume nga ata nuk kane per te mbajtur familjet! Ata do te dalin per te siguruar kafshaten e femijeve te vet dhe keshtu mund te jene vektore te rrezikshem te bartjes se infeksioneve!

E ne rast te shperthimit te epidemise, sistemi shendetesor ne Kosove mund te kolaboje brenda pak ditesh!

Prandaj ju propozoj dhe apeloj, qe urgjenntisht te mblidheni, te NDANI NGA BUXHETI NJE SHUME TE CAKTUAR PARASHE PER SECILIN BANORE TE KOSOVES (Ju propozoj qe kjo te jete 100 euro per cdo banore, qe nga mosha 1 ditore..(per fillim), per arsye te lehtesirave administrative per te shmangur kontaktet e addministrates)!

E tek pastaj te ashpersoni masat ndeshkuese per aat qe thejne rregullat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat