Thaçi i reagon sërish BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Aktuale

Thaçi i reagon sërish BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur Zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili ka përgënjeshtruar Thaçin, duke thënë se Miroslav Lajçak ende  nuk është emëruar në postin e  emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi tha se e emërimi i Lajçakut do të ishte një gabim strategjik deh se mirëpret që BE-ja ta dëshmojë se e ka gabim.

Ndër të tjera presidenti Thaçi tha se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kujtojmë se presidenti Thaçi edhe edhe më herët kishte thënë se BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në dialog me një emisar pa kredibilitet, referuar këtu Lajçakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat