Milaim Zeka i reagon ashpër Hashim Thaçit

Aktuale

Milaim Zeka i reagon ashpër Hashim Thaçit

Nga: N. H Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:08
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Thaçi, i cili doli kundër emërimit të Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian si përfaqësuesi i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Zeka lidhur me këtë shprehet se Kosova nuk e përcakton formatin e dialogut, dhe se Lajçak nuk emërohet për t’i dërguar përpara qëndrimet e tij personale, por ato të BE-së.

Ja shkrimi i tij:

Nuk pajtohem me presidentin rreth Lajcakut
As me MPJ

Presidenti Kosoves, Hashim Thaçi, po edhe MPJ te Kosoves, Glauk Konjufca, kane deklaruar se “nuk e pranojne Lajcakun, ish MPJ te Slovakise, per ndermjetesues te dialogut me Serbine, si i deleguar i Bashkimit Europian.

Pse nuk pajtohem me kete qendrim? E para, sepse ne nuk e percaktojme formatin e dialogut, e dyta; Lajcaku nuk emrohet per t’i qu perpara qendrimet e tije personale, por ato te BE.

Prishtina e as Beogradi nuk e percaktojne as formatin e brendeshem per perfaqesimin e dialogut, po nuk po hy ne kete teme, se humbet qellimi i shprehjes te mendimit. Personalisht nuk shohe ndonje problem pse Lajcaku ka qene kunder pamvaresise te Kosoves. Neper kabinetete e presidentit, kryeminstrit, ministrave e lidereve tjere politik, ke njereze me bollek qe kane qene kunder, po tash jane sherbetoret me besnik te ketyre njerezeve.

Ajo qe une pajtohem 100 perqind eshte argumenti se pa Ameriken as nuk ka dialog, as sukses. Amerika, bashke me BE -Po, perndryshe dialogu do te shenderrohet ne cirkus, sikurse ne kohen e Edita Tahirit dhe jo vetem...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat