I infektuari me koronavirus në Ferizaj është këngëtar, kishte ardhur nga Gjermania

Aktuale

I infektuari me koronavirus në Ferizaj është këngëtar, kishte ardhur nga Gjermania

Më: 21 mars 2020 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Rreth një orë më parë janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë.

Burime të medias bëjnë të ditur se në mesin e të infektuarve është një këngëtar i njohur i skenës muzikore në vend.

Sipas të njejtave burime, 32 vjeçari kishte ardhur nga Gjermania në fshatin Bibaj të Ferizajt dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me familjen, por menjëherë i është bërë testi. Tani ai ndodhet në Klinikën Infektive në QKUK.

Pas këtij lami, fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat