Borel: Lajçak do të jetë përfaqësues i shkëlqyeshëm i BE-së për dialog

Aktuale

Borel: Lajçak do të jetë përfaqësues i shkëlqyeshëm i BE-së për dialog

Nga: F.B. Më: 22 mars 2020 Në ora: 09:55
Zhosep Borel

Përfaqësuesi i lartë i BE_së për politikën e jashtme dhe siguri Zhosep Borel është i bindur se ministri sllovak Miroslav Lajçak do të kryej shkëlqyeshëm punën e tij si përfaqësues i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Borel në rrjetin social Twitter ka shkruar se Lajçak është shumë i vlerësuar si politikan dhe diplomat me përvojë dhe ka besimin e gjithë BE-së.

“Jam i sigurt se ai do të kryej shkëlqyeshëm punon si përfaqësues special i BE-së për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës” ka shkruar Borel.

Përndryshe ende nuk ka një vendim të miratuar për emërimin e Lajçak në këtë pozitë, ndërsa më herët presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i kishte uruar emërimin ministrit sllovak Lajçak.

Pas kësaj zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka tërhequr vërejtjen në gabimin, sepse si ka thënë ai Lajçak nuk është emëruar ende në atë detyrë.

Thaçi i është përgjigjur se përshëndet atë që BE e ka dëshmuar se gabon, duke shtuar se emërimi i Lajçakut ndonëse e ka uruar “nuk do të ishte në interesin e Kosovës”.

Lajçak vjen nga Sllovakia e cila ende nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër pranimit të saj në UNESCO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat