‘Lajmërohet’ edhe Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Mjaft më me lajme të rrem, mjaft në me mocione të pakuptimta

Aktuale

‘Lajmërohet’ edhe Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Mjaft më me lajme të rrem, mjaft në me mocione të pakuptimta

Më: 22 mars 2020 Në ora: 21:23
Arbër Zaimi

Ndaj zhvillimeve të fundit në vend, ka reaguar edhe zyrtri i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi.

Ai ka shkruar se “mjaftmë me lajme të rrejshme, mjaft me përplasje politike e mocione të pakuptimta”.

“Qeveria e Kosovës, udhëhequr nga Albin Kurti, ka marrë masa të forta për kufizimin e virusit, shumë më të hershme në raport me shfaqjen e infeksionit në vend, se sa vendet e tjera të kontinentit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Mjaft më me lajme të rrejshme, mjaft me përplasje politike e mocione të pakuptimta.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga dr. Vitia, për numër banorësh ka bërë më shumë testime se vendet e rajonit.

Qeveria e Kosovës, udhëhequr nga Albin Kurti, ka marrë masa të forta për kufizimin e virusit, shumë më të hershme në raport me shfaqjen e infeksionit në vend, se sa vendet e tjera të kontinentit.

Ministria e Punëve të Brendshme po kujdeset për rendin publik dhe për zbatimin e masave duke dënuar shkelësit. Përveç kësaj, z. Sveçla edhe personalisht po kujdeset që të garantojë cilindo për liritë qytetare e demokratike, pavarësisht se a janë për a kundër qeverisë, siç ishte rasti i fundit me z. Buzhala.

Udhëtarët që vijnë prej jashtë vendit, po mbahen në karantinë, ndryshe nga vendet e tjera që i lanë të vetëizolohen në shtëpi, duke i ndihmuar përhapjes.

Qeveria e Kosovës garanton dhe publikon shifrat se si tregtia po vazhdon madje ka rritje të importeve, dhe ushqimet e barnat nuk do të mungojnë në familjet e Kosovës.

Ndihmat sociale për shtresat në nevojë janë dyfishuar për muajin e ardhshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk është marrë as në vendet evropiane të prekura rëndë nga virusi. Përgjithësisht është aplikuar gjendja e emergjencës shëndetësore, njësoj si në Kosovë.

Tarifa e vendosur nga qeveria PAN është hequr, duke plotësuar kërkesat e ShBA-ve.

Reciprociteti po vendoset, duke plotësuar shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po trajton individualisht rastet e atyre që kanë mbetur nëpër aeroporte duke u kthyer për në Kosovë, që t’u gjejë zgjidhje.

Njerëzit e papërgjegjshëm po largohen nga puna.

Kaq mirë, me efikasitet e transparencë, nuk është qeverisur kurrë, as në kohë normale e lëre më në kohë krize si kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat