Këshilltari i Kurtit: Personi që tentoi ta sulmonte Buzhalën, djali i një përkrahësi të zjarrtë të PDK-së

Aktuale

Këshilltari i Kurtit: Personi që tentoi ta sulmonte Buzhalën, djali i një përkrahësi të zjarrtë të PDK-së

Nga: A.Zh Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:12
Arbër Zaimi

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi, ka thënë se personi që tentoi ta sulmonte gazetarin Berat Buzhala, nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se njeriu i përfshirë në këtë punë ishte djali i një përkrahësi të zjarrtë të PDK, i cili sipas tij, “përditë bën thirrje kundër Lëvizjes”, përcjell Bota sot.

Sipas raporteve të mediave, për këtë rast policia ka ftuar për intervistim Andi Pajazitin.

“Besoj është e qartë se cila parti e hedh gurin dhe e fsheh dorën? E qartë se cila parti ka prirje kriminale, dhe se cila parti padrejtësisht akuzohet nga media, vazhdimisht”, ka shkruar Zaimi në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, pati disa njerëz që u përpoqën të manipulojnë votimet. Disa media, madje dhe PDK menjëherë dolën publikisht dhe akuzuan se manipuluesit ishin aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak orësh vërtetuam me fakte se nuk ishin as aktivistë e as anëtarë, por njerëz të PDK.

E njëjta gjë u përsërit tash. Pronari i Express dhe T7, Berat Buzhala akuzoi aktivistë të Lëvizjes se kanë dashur ta sulmojnë, në një barnatore para disa ditësh. Me angazhimin e menjëhershëm të strukturave të rendit, u zbulua se njeriu i përfshirë në këtë punë ishte djali i një përkrahësi të zjarrtë të PDK, i cili përditë bën thirrje kundër Lëvizjes.

Besoj është e qartë se cila parti e hedh gurin dhe e fsheh dorën? E qartë se cila parti ka prirje kriminale, dhe se cila parti padrejtësisht akuzohet nga media, vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat