Agim Bahtiri ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Agim Bahtiri ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

Nga: A.J Më: 23 mars 2020 Në ora: 19:57
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri kryetari i Komunës së Mitrovicës, e ka ftuar Kryeparlamentaren Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19”, ka thënë Bahtiri përmes Facebook.

Postimi i plotë:

Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës e paraparë të mbahet më 26.03.2020, është shtyer për një afat të pacaktuar. Ky vendim i marrë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, pas një konsulte që kishte me mua si Kryetar i Komunës, është i mbeshtetur në Vendimin nr. 01/09 të dt. 13.03.2020 të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID 19 paragrafi 9 i këtij vendimi, përmes te cilit “reduktohen në veprime esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të shëndetësisë dhe te sektorit te sigurisë”.

Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19.

Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat