OBSH përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për masat e ndërvarura për shpëtimin e jetëve te njerëzve në rajon

Aktuale

OBSH përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për masat e ndërvarura për shpëtimin e jetëve te njerëzve në rajon

Nga: Nefail MALIQI Më: 25 mars 2020 Në ora: 08:31
OKB

Situata përballë pandemie se shekullit koronavirus dite e sa vie po bëhet alarmante ne bote, ku shifrat nga Organizata Botërore e Shendetesisë këtu ne Gjenevë janë shqetësuese te cilat po rriten vazhdimisht  sikur rastet e te infektuarve ashtu edhe numri i viktimave, i cili virus po kërcënon edhe jeten e shqiptareve ne Ballkan dhe perëndim.

Sipas OBSH ne Gjeneve deri tash ne bote janë shënuar 334.291 raste te infektuar nga koronavirusi me 14.652 viktima.

Zyrtaret e OBSH për “Bota Sot” kane thënë sot, se kjo organizate botërore po përcjell me mjaft vëmendje situatën ne Kosove dhe Shqipëri dhe është brengosëse për gjendjen aktuale ne rajon, ku nga autoritetet ne Prishtine dhe Tirane kerkohet mobilizim duke marrur masa urgjent,  preventive.

Sa i perket masave te nderrmaruara nga qaveria e Kosovës, OBSH i ka pershëndetuer si nje vendim me vend i cili shembull duhet ndjekur nga vendet në rajon.

"Çdo vend, qe ndërmerr masa apo nje vendim , sikur edhe Kosova ne e përkrahim meqe eshte ne favor te qytetarve te saj..." ka thënë zyrtarja  e OBSH-së znj Stephanie Brickman.

Kurse nje zëdhënëse tjetër e OBSH-së thote per RV-21 se "Masat fizike të distancës janë një mënyrë e rëndësishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe blerjen e kohës. Detyre e cdo qeveria eshte  te vlersojne situatën dhe konform saj te marrin masa adekuate ne lufte kunder përhapjes së virusit. Prandaj cdo nderhyrje eshte e duhur dhe e mireseardhur sepse kemi te bejme ketu me shpetimin e jetërava te njerezve."

Image

Ne fund desha ta pyes zyrtaret e kesaj organizate boteror për kontradiktat e presidentit Hashim Thaci me qeverine e Kosovës, ku populli po vuan perballe koronavirusit, t'ju them te drejtën, nuk i pyeta, se më erdhi marre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat