Ambasadori Kosnett mbërrin në Kuvend

Aktuale

Ambasadori Kosnett mbërrin në Kuvend

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:30
Ambasadori Kosnett

Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar që të shkojnë deputetët e Republikës së Kosovës.

Ndër ta në objektin e Kuvendit është parë duke hyrë edhe ambsadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.

Kosnett përmes një postimi në rrjetet sociale mbrëmë deklaroi se është i lumtur që po mbahet seanca, ndërsa tregoi që i ka thënë dje kryeministrit Albin Kurti se Kushtetuta duhet respektuar.

Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputeti i Nisma-s Endrit Shala ishin të parët të u dokën sot në Kuvend.

Sot do të mbahet në ora 11:00 seanca e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Të dyja këto parti kanë thënë se do të votojnë mocionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat