Protestë kundër mocionit të mosbesimit: “Mos na lini në duar të kriminelëve”

Aktuale

Protestë kundër mocionit të mosbesimit: “Mos na lini në duar të kriminelëve”

Më: 25 mars 2020 Në ora: 19:24
Protesta

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e qytetarë të shumtë kanë protestuar sonte para Kuvendit të Kosovës.

Për herë të dytë sot, ata janë mbledhur para këtij objekti për të kundërshtuar votimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas prishjes së raporteve të koalicionit qeverisës.

Ata me pankarta në duar duke bërë thirrje “Mos na lini në duar të kriminelëve”, “Kundër mocionit”, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë LVV-LDK.

Nga ora 11:00 po mbahet seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës - votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat