Ish-diplomati: Për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit "jorgani" - Bota Sot
Ish-diplomati: Për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit "jorgani"

Aktuale

Ish-diplomati: Për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit "jorgani"

Nga: M.H Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:01
Kuvendi i Kosovës

Ish-diplomati, Shaban Murati, përmes një postimi në Facebok ka shkruar për rrëzimin e qeverisë duke iu referuar shtetit dhe qeverisjes, si pleshtat dhe jorgani.

Murati përmend edhe filozofin sui generis e cila i përket politikës shqiptare ku për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit jorgani, apo shteti.

Më tej, Murati shprehët që ata të cilët po pasurohen më vuajtjet e popullit janë shumicë peshqesh nga Serbia dhe se derisa të mësohet një filozofi demokratike dhe të djegë pleshtat e politikës ata duhet të ruajë jorganin e vet, pra shtetin

Postimi i plotë

Pleshtat dhe jorgani

Shqiptarët janë të njohur dhe madje mburren që për një plesht e djegin jorganin. Kjo filozofi sui generis është parim funksionues i politikës shqiptare, ku për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit jorgani, pra shteti dhe qeverisja. Me këtë filozofi pleshtat e politikës, që fryhen e pasurohen me vuajtjet e popullit dhe që shumicën i kemi peshqesh nga Serbia, rrinë në fron me dekada dhe populli me dekada nuk po gjen dot jorganin.
Deri sa të mësohet me filozofinë demokratike që të djegë pleshtat e politikës dhe të ruajë jorganin e vet, pra shtetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat