Agim Veliu paska vlerë më të madhe sesa Qeveria, Kosova e koronavirusi - Bota Sot
Agim Veliu paska vlerë më të madhe sesa Qeveria, Kosova e koronavirusi

Aktuale

Agim Veliu paska vlerë më të madhe sesa Qeveria, Kosova e koronavirusi

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:12
Agim Veliu

Profesori Sulejman Mehazi, ka thënë se Agim Veliu paska vlerë më të madhe se tërë LDK-ja, Qeveria e Kosovës dhe tërë votuesit e Kosovës, se sa pandemia e koronavirusit, përcjell Bota sot.

Përmes një shkrimi ai ka thënë se LDK-ja është në gjendje të sakrifikojë Vjosa Osmanin për Agim Veliun.

Ai ka thënë se si nuk e kuptojnë LDK që nëse e humbin Vjosën, humb LDK-ja.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Agim Veliu paska vlerë më të madhe sesa Qeveria dhe R. e Kosovës

Agim Veliu paska vlerë më të madhe sesa tërë LDK-ja, sesa tërë Qeveria e Kosovës, sesa tërë votuesit e Kosovës, sesa pandemia e koronavirusit. Merrënia me mendtë LDK-ja është në gjendja ta sakrifikonte Vjosa Osmanin për Agim Veliun. Si është e mundur të mos e kuptojnë se nëse humbin Vjosën do humb dhe LDK-ja. Albini sìç njihet me principet e tij nuk lëshon pe, kjo e ka detyruar LDK-në në pat pozicione, ose të përkrahë qeverinë e Kurtit, ose vetevetiu jo që do shkonte në opozitë, po do ta humbte edhe mbledhësen e votave Vjosa Osmanin, pa Vjosën LDK-ja do dobësohej shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat