Edita Tahiri: Vetëm ky koalicion nuk mund të prishet

Aktuale

Edita Tahiri: Vetëm ky koalicion nuk mund të prishet

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:49
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur pas rrëzimit të Qeverisë.

Ajo ka thënë se koalicionet partiake e qeverisëse edhe mund të prishen, pasi sipas saj, ato kanë për bazë interesa partiake. Por, Tahiri ka theksuar se vetëm koalicioni kombëtar për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, nuk mund të prishet, përcjell Bota sot.

“Sepse ka për bazë interesin kombëtar, gjakun e derdhur për pavarësi dhe luftën e fituar pas një shekulli robërie”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Koalicionet partiake e qeverisëse edhe mund të prishen, sepse kanë për bazë interesa partiake.

Por, është një koalicion që nuk mund të prishet, ai është koalicioni kombëtar për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, sepse ka për bazë interesin kombëtar, gjakun e derdhur për pavarësi dhe luftën e fituar pas një shekulli robërie.

Kush pretendon se vetëm brezi ynë e fitoi luftën e kanë gabim, kjo luftë e jona për liri u fitua pas 100 vjetësh, brez pas brezash me sakrificat me sublime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat