Donika Gërvalla publikon fjalimin e fuqishëm të Vjosa Osmanit, tregon se si do të çlirohet Kosova nga “PAN-Mafia”

Aktuale

Donika Gërvalla publikon fjalimin e fuqishëm të Vjosa Osmanit, tregon se si do të çlirohet Kosova nga “PAN-Mafia”

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:35
Donika Gërvalla-Schwarz

Ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar në profilin e saj në Facebook, fjalimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është vend i pashpresë, pasi zgjedhjet e reja do të mbahen shumë shpejt pas tejkalimit të gjendjes me Koronavirusin, përcjell Bota sot.

Sipas saj, vetëm vota e qytetarëve do ta çlirojë Kosovën nga “PAN-Mafia”.

Gërvalla-Schwarz është shprehur e bindur se në zgjedhjet e reja, rezultatet e Osmanit do të jenë edhe më bindëse.

“Kush ka veshë, ta dëgjojë. Kosova nuk është vend i pashpresë. Corona shkon dhe zgjedhjet e reja vijnë shumë shpejt. Vetëm vota e qytetarit e çliron Kosovën nga PAN-Mafia. Herën e ardhshme rezultatet do të jenë edhe më bindëse”, ka shkruar ajo./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat