Analisti politik ka një pyetje publike: Çka nënkupton dhënie e një pjese të territorit të Kosovës?

Aktuale

Analisti politik ka një pyetje publike: Çka nënkupton dhënie e një pjese të territorit të Kosovës?

Nga: N. H Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:39
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, tema kyçe mediale është se a ekziston, apo a po përgatitet një marrëveshje e keqe që nënkupton zvogëlim të territorit të Kosovës.

Vela në shkrimin e tij, gjithashtu ka edhe disa pyetje publike, ku thotë se, “çka nënkupton kjo? Dhënie e një pjese të territorit të Kosovës? Autonomi për serbët në Kosovë? Investime ekonomike miliardshe në Serbi? Apo hapja e linjës ajrore, hekurudhore dhe rrugore me Kosovën do të mjafton?”.

Sipas tij, informimi i mirëfilltë i publikut nënkupton zbardhjen e plotë të vërtetës dhe jo manipulimin medial sipas kërkesës së akterëve politik në vend.

Ja shkrimi i tij:

Cfare permbajtje ka marreveshjes perfundimtare mes Kosove dhe Serbise?

Pas votimit te mocionit te mosbesimit ndaj qeverise, tema kyçe mediale eshte se a ekziston, apo a po pergatitet nje marreveshje e keqe qe nenkupton zvogelim te territorit te Kosoves?

Per te sqaruar kete situate, gazetaret e mirefillte do te drejtonin pyetje tek Presidenca dhe Qeveria e Serbise se a pranojne marreveshje perfundimtare qe nuk perfshine ndryshim te kufijve apo shkembin te territorit me Kosoven? Presidenti serb deri me tani e ka bere te qarte qe marreveshja perfundimtare duhet t'i ofroje dicka ne kembim Serbise ne menyre qe t'a pranoje ate.

Cka nenkupton kjo? Dhenie e nje pjese te territorit te Kosoves? Autonomi per serbet ne Kosove? Investime ekonomike miliardshe ne Serbi? Apo hapja e linjes ajrore, hekurudhore dhe rrugore me Kosoven do te mjafton?

Nese Presidenca serbe e konfirmon se pranojne qe marreveshja perfundimtare per njohje reciproke nuk ka elemente te shkembimit territorial apo ndarjes se Kosoves, atehere mund te shpallet fitorja mbi “paranojen” dhe “friken” per nje marreveshje te keqe.

Informimi i mirefillte i publikut nenkupton zbardhjen e plote te vertetes dhe jo manipulimin medial sipas kerkeses se aktereve politik ne vend. Informimi i pjesshem i publikut per kete teme te rendesishme nenkupton keqinformim te qellimshem.

Kredibiliteti medial nuk matet me "like" apo "views", por me prezantimin e fakteve dhe te vertetes se plote, sado e pakendshme apo e dhimbshme qe mund te jete ajo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat