Ish-diplomati i Kosovës: Për të vjellë nga fyerjet ndaj Grenellit, ishte zëdhënës i misionit të SHBA’së kur Kosova shpalli Pavarësinë

Aktuale

Ish-diplomati i Kosovës: Për të vjellë nga fyerjet ndaj Grenellit, ishte zëdhënës i misionit të SHBA’së kur Kosova shpalli Pavarësinë

Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:07
Lulzim Peci

Ish-ambasadori Lulzim Peci, ka zbuluar se emisari special i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell ka qenë zëdhënës i Misionit të SHBA-vë në Kosovë, gjatë kohës kur vendi ynë shpalli Pavarësinë.

Peci, në një reagim të ashpër, ndaj komenteve dhe fyerjeve që së fundi i janë drejtuar nga aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje, në drejtim të ambasadorit Grenell dhe Matthew Palmer, ka thënë se as këtë të fundit nuk duhet gjykuar për shkak të prejardhjes së gruas së tij.

“Është mire qe kemi mendime te ndryshme politike, dhe qe i shprehim ato, por assesi nuk kemi te drejte te gjykojmë e paragjykojmë askënd për jetën e tij apo te saj private, dhe atë aq me pak ne forme denigruese. Ketë nuk kemi te drejte te ju bëjmë as armiqve tanë”, shkruan Lulzim Peci në facebook.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Po me vjen me vjelle kur po i shoh komentet e ndyra per Ambasadorin Grenel dhe Mathew Palmerin.

A e dini qe Amb. Grenell ka qene zedhenes i Misionit te SHBA-ve nga 2001 deri ne vitin 2008, gjate kohes se Presidences se George W. Bushi, gjegjesisht ne kohen kur Kosova e filloi shtet-ndertimin dhe e kurorezoi pavaresine. Poashtu, ju qe e vleresoni njeriun ne baze te orientimit seksual, po tregoni se cfare mungese te njerezise keni, dhe ajo se cfare jeni, nuk ju bene me shume njerez ne asnje menyre.

Per sa i perket Palmerit, jeni duke e gjykuar per ate se e ka gruan serbe. Nese nuk e dini se cfare jane mendimet e tij per ate se cfare ka bere Serbia, lexoni romanin e tij “The Ëolf of Sarajevo”. Po me duket se keni harruar qe edhe shume udheheqes e rilindes tone, si Ismail Qemajli dhe Hasan Prishtina i kane pasur bashkeshortet te kombesive tjera. Qemajli greke ndersa Prishtina cerkeze.

Eshte mire qe kemi mendime te ndryshme politike, dhe qe i shprehim ato, por asesi nuk kemi te drejte te gjykojme e paragjykojme askend per jeten e tij apo te saj private, dhe ate aq me pak ne forme denigruese. Kete nuk kemi te drejte te ju bejme as armiqeve tane.

Per njerezimin me krejte diversitetin e tij.

Me dashuri ne kohen e Corona Virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat