PDK: Grenell e konfirmoi atë që Kadri Veseli ia tha në Twitter me 7 shkurt: Albini po ju gënjen

Aktuale

PDK: Grenell e konfirmoi atë që Kadri Veseli ia tha në Twitter me 7 shkurt: Albini po ju gënjen

Më: 27 mars 2020 Në ora: 22:23
Kadri Veseli

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklarimit të ambasadorit Richard Grenell, Përfaqësuesi Special i Presidentit Amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka thënë sonte në një intervistë për T7 se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar se do ta heqë menjëherë tarifën 100 përqind por më pas nuk e bëri këtë.

Sipas Krasniqit nëpërmjet kësaj deklarate, zyrtari i lartē Amerikan tërthorazi theksoi se është ndier i gënjyer nga Albin Kurti.

Sipas tij, më 7 shkurt 2020 në një komunikim në Twitter, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kreu i Vetëvendosjes është gënjeshyar dhe ka gënjyer SHBA-të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat