Sociologia Sibel Halimi është çuditur për pyetjen që i është parashtruar për orientimin e tij Richard Grenell në intervistën e sontme.
Halimi ka thënë se pyetja për orientimin seksual drejtuar Richard Grenell, në një kontekst të një sërë pyetjesh tjera, komplet e panevojshme, sidomos kur një çështje e tillë nuk është fshehur nga ana e tij.
Postimi i plotë:
Pyetja për orientimin seksual drejtuar Richard Grenell, në një kontekst të një sërë pyetjesh tjera, komplet e panevojshme, sidomos kur një çështje e tillë nuk është fshehur nga ana e tij. Kjo edhe njëherë vërteton që shoqëria jonë ka nevojë për një emancipim rrënjësor në të gjitha dimensionet, në të kundërtën jeta e tij private do të duhej të nënkuptohej si pjesë e identitet të tij personal.