Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot bashkë me Halil Kastratin, kanë vendosur në banesën sociale nënën vetë ushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt.
Jashari ka shkruar në Facebook, se pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe sot familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë.
“Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna jonë”, ka shkruar ai.