Kurti i çon në zyrë Thaçit personin që kishte punuar në një hetim kundër tij

Aktuale

Kurti i çon në zyrë Thaçit personin që kishte punuar në një hetim kundër tij

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:28
Pamje nga takimi Thaçi-Kurti

Albin Kurti i shkoi në zyrë presidentit Hashim Thaçi, jo për t’u marrë vesh me të për opsionet e formimit të qeverisë së re, por për t’i treguar atij se ai kërkon vetëm zgjedhje të reja, pasi të ketë kaluar situata me coronavirusin.

Ai me vete mori edhe dy këshilltarët e tij ligjor, Fortuan Sheremetin dhe aziatikun me shtetësi amerikane, Tienmu Ma, i cili kishte punuar në një hetim më herët kundër presidentit Thaçi.

Tienmu Ma, më parë bashkëpunëtor i Sami Kurteshit sa ky ishte Avokat i Popullit, kishte përpiluar raportin për rastin e turqve, në një proces hetimor të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kishte qenë pikërisht ky person që kishte bërë që presidenti Thaçi të refuzonte të përgjigjej në pyetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të turqve nga Kosova, me arsyetimin se në këtë komision ishte përfshirë edhe një shtetas i huaj.

Thaçi kishte pretenduar se eksperti ligjor amerikan Tienmu Ma, nuk ishte ekspert i pavarur por këshilltar dhe bashkëpunëtor i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas formimit të qeverisë Kurti, Tienmu Ma, u mor në kabinetin e kryeministrit, i angazhuar si këshilltar ligjor, ku vazhdon t’i shërbejë kryeministrit në detyrë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat