Reciprociteti çmim më i lartë se taksa, zbulohet pse vendimi i Kurtit e detyron Serbinë ta njoh Kosovën

Aktuale

Reciprociteti çmim më i lartë se taksa, zbulohet pse vendimi i Kurtit e detyron Serbinë ta njoh Kosovën

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:27
Albin Kurti

Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se vendosja e reciprocitetin për Serbinë nga qeveria e Kosovës në detyrë, është çmim me i lartë se taksa.

Ajo ka thënë se çmimi i reciprocitetit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, përcjell Bota sot.

Haxholli në një postim në Facebook, ka theksuar se nëse zbatohet reciprociteti i plotë, Serbia mund të me eksportojë mallra në Kosovë, vetëm nëse i njeh dokumentet dhe certifikatat tregtare RKS.

Postimi i Haxhollit:

Për Serbinë reciprociteti është çmim me i lartë se taksa, sepse çmimi është njohja.

Deri më tani Serbia ka mujt me eksportu mallra në Kosovë nëse e ka pagu taksën 100%, por pa i njoftë dokumentet dhe certifikatat tregtare RKS

Nëse zbatohet reciprociteti i plotë, Serbia mundet me eksportu mallra në Kosovë, por vetëm nëse i njeh dokumentet dhe certifikatat tregtare RKS

Mundet edhe mos me i njoftë, por pastaj nuk mundet me eksportu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat