Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Është rruga e vetme për normalizim marrëdhëniesh

Aktuale

Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Është rruga e vetme për normalizim marrëdhëniesh

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:32
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se zbatimi i nisur i masës së reciprociteti ndaj Serbisë nga sot, është rruga e vetme që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka thënë ai përmes Twitter.“Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat