Kryeministri i vendit ka thënë se dje ka nënshkruar vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100 për qind të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ky vendim ka qenë premtim i tyre gjatë fushatës zgjedhore si dhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
“Dje, unë nënshkruajta vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100% të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë. Ky ishte premtimi ynë në zgjedhje; pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit dhe tani pjesë e programit qeveritar. Reciprociteti, sepse barazia!”, ka shkruajtur Kurti në Twitter.