Vendosja e reciprocitetit – 16 kamionë me mallra në procedurë të zhdoganimit

Aktuale

Vendosja e reciprocitetit – 16 kamionë me mallra në procedurë të zhdoganimit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:14
Ilustrim

16 kamionë me mallra janë aktualisht në procedurë të zhdoganimit në Kosovë, ka konfirmuar, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Disa prej tyre kanë hyrë nga pika kufitare në Merdare.

Pas heqjes së taksës 100% mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, dhe vendosjes së reciprocitetit, dhjetëra kamionë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, e që sipas zyrtarëve të doganës janë në procedurë të zhdoganimit dhe nëse janë konform rregullave, ata do të kalojnë.

“Po, 16 kamionë me mallra janë aktualisht në procedurë të zhdoganimit”, ka thënë Stavileci.

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës është mbledhur dhe ka marrë vendim për masat e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka quajtur këtë vendim shumë të rëndësishëm, që siç ka thënë ai, do të bëhet zbatimi gradual i reciprocitetit si pasim në marrëdhëniet me Serbinë.

“Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Certifikatat fito-sanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe jo-ushqimore me prejardhje bimore dhe jo-shtazore që iu nënshtrohen kontrolleve në kufi, dhe së dyti, certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe jo-ushqimore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi”, tha Kurti mbrëmë në një konferencë për media.

Ai gjithashtu bëri të ditur se me masë reciprociteti i referohen vetëm Serbisë, ndërkohë që me Bosnjën taksa hiqet tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat