​Abazi flet për shkarkimin e Veliut: Prishja e koalicionit si “Ngrohja e bretkosës”

Aktuale

​Abazi flet për shkarkimin e Veliut: Prishja e koalicionit si “Ngrohja e bretkosës”

Më: 1 prill 2020 Në ora: 20:53
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi është deklaruar në lidhje me shkarkimin e ministrit të Brendshëm Agim Veliu, e cila çoi në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dolën si parti fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, por mezi arritën marrëveshje të koalicionit qeverisës.

Por, edhe kur ajo u arrit, ‘kurora’ e qeverisë së shpresës për qytetarët e Kosovës u prish pas vetëm 51 ditë qeverisjeje.

E shkak i kësaj u bë koronavirusi , si pasojë e të cilit presidenti Hashim Thaçi kërkoi gjendje të jashtëzakonshme në vend, të cilën e mbështeti Agim Veliu, por që nxiti reagimin e Albin Kurtit, duke ia treguar rrugën për në shtëpi.

Haki Abazi e pranon se shkarkimi i Veliut kishte të bëjë me gjendjen e jashtëzakonshme dhe se ai personalisht ishte pajtuar me vendimin e shefit të tij partiak, Albin Kurti.

â �œJam pajtuar plotësisht”, tha Abazi në emisionin Debat në RTK, duke shtuar se LDK-ja kishte dashur të digjej koalicioni para se të merrej vesh se ai do të prishej, duke e quajtur si “Ngrohja e bretkosës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat