Konfirmon Bislimi: Mediat përfitojnë nga Pakoja Emergjente, kjo është shuma që u ndahet

Aktuale

Konfirmon Bislimi: Mediat përfitojnë nga Pakoja Emergjente, kjo është shuma që u ndahet

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:34
Besnik Bislimi

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka dhënë sqarimin përfundimtar në lidhje me dilemat e ditëve të fundit se a janë edhe mediat e përfshira në Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria e Kosovës pas situatës pandemike.

Ai ka shkruar në Facebook, se janë cekur bizneset dhe aty përfshihen edhe mediat, ndërsa ka cekur edhe pikat në Pako që tregojnë shumën e mjeteve që mund tu ndahen bizneseve ku hyjnë edhe mediat, e që është 130 euro.

Ndryshe lidhur me shtesat, ka reaguar edhe AGK-ja, duke kërkuar ndarje për mediat.

Njoftimi i tij:

Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori.Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

PYETJA:5. A janë të përfshira mediat në pakon e masave emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës?SKJARIMI:5. Masat e pakos emergjente i dedikohen çdo punëmarrësi dhe nuk janë të specializuara për një sektorë të veçantë. Rrjedhimisht të gjitha mediat trajtohen si biznese dhe mund të përfitojnë nga masat e qeverisë (masa 3, 10, apo 14).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat