Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me dy zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bicaj në shkrimin e tij, ka kërkuar që Skënderi Hyseni së bashku me Agim Veliun të shkojnë tek i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richar Grenell, dhe të kërkojnë heqjen e reciprocitetit.
Ja shkrimi i tij:
O skender harmonika, merre bre gimen e Bradashit, shkoni te Grenelli, e thuni me naj hjek reciprocitetin, se diqysh ndjenje palidhje me e ndi veten si shtetas i barabart me te tjeret!!!
Bonu burra e kthena Kosmetin se po na mungon ne dokumente!
Diqysh krejt palidhje me shkru Republika e Kosoves ne dokumentet e mallrave qe vine nga serbia! Kjo nuk eshte fer ndaj shtetit mik serb!!!
Mule kryne qet pune se ju ka hi"j"e juve!