Abdixhiku paraqet grafikën e pasqyrimit të situatës me Covid-19: Ishim shembullorë si vend e si shtet

Aktuale

Abdixhiku paraqet grafikën e pasqyrimit të situatës me Covid-19: Ishim shembullorë si vend e si shtet

Nga: A.SH Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:31
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur grafikën të pasqyrimit të situatës me covid19 në vendin tonë.

Ai ka thënë se është fakt që Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë.

Sipas tij këtë e bëmë falë organizimit të mirë institucional - por mbi të gjitha - falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet.

Postimi në Faceook:

PJESA E DYTË

Sot njē javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional - por mbi të gjitha - falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet.

Por, fatkeqësisht, këto 3 ditët e fundit ishin krejt ndryshe. Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot. Me mijëra të tjerë - në ditë - vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto. Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu - për pak ditë - e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot.

Kam pasë nderin që bashkë me kolegët e tjerë në qeveri t’i takojë mjekët më me zë që ky vend i ka; përfshirë dhe profesorë të nderuar të dalë kaherë në pension e që janë riaktivizuar sërish me këshillim. Të gjithë, me një zë, vazhdojnë të na kërkojnë vetëm një gjë - të rrimë në shtëpi.

Prandaj të tregojmë veç edhe pak durim. Asgjë s’na ikë për pak ditë. Mos ta prishim në fund. Po na ecën mirë. Sot, në ditën e 23-të kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar; dhe kjo është mrekulli. Ta mbajmë kështu. Qëndroni në shtëpi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat