Lajm i mirë: Dhjetëra persona që po qëndrojnë në konvikte sot lirohen për në shtëpi

Aktuale

Lajm i mirë: Dhjetëra persona që po qëndrojnë në konvikte sot lirohen për në shtëpi

Më: 5 prill 2020 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve që testohet.

Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat