Këto duartrokitje nga ballkoni, janë pothuajse të vetmet që thyejnë heshtjen në Veriun e Kosovës.
Ura që ndanë veriun e Jugun po mbikëqyrje nga karabinierët, ndërkaq dyqanet ishin të gjitha të mbyllura.
Në këtë vend, tashmë të futur në karantinë, po zbatohen kufizimet e bëra për shkak të pandemisë COVID 19.
Kjo erdhi pas disa rasteve me të prekur dhe dyshimeve se mund të ketë edhe më shumë të infektuar.
E përderisa nga serbët e veriut mund të duartrokitet një vendim i tillë, ndryshe do të jetë për shqiptarët.
Nënkryetari i Asamblesë Komunale të Zveçanit, Lavdim Peci, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se duhet më shumë kujdes për ta.Një ditë më parë u konfirmuanedhe pesë raste me koronavirus në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo u bë e ditur në konferencë shtypi të Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut.
Prej këtyre pesë rasteve të konfirmuara, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani