Gani Geci tregon një mesazh interesant që i kishte dërguar Mimoza Kusarit

Aktuale

Gani Geci tregon një mesazh interesant që i kishte dërguar Mimoza Kusarit

Nga: D.RR Më: 6 prill 2020 Në ora: 11:48
Gani Geci

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook se arsyeja që ai gjithmonë iu ka mbijetuar politikave majtiste, është mosnënshtrimi i tij nga askujt.

Ai tregon se sa ishte kryetare e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, kishte dashur të vendosë një përmendore të Fadil Hoxhës, por që Geci i kishte shkruar se ajo përmendore do të qëndrojë aty deri sa ai “të vijë me bager deri në Gjakovë”.

Postimi i tij i plotë:

A e dini pse unë kam mbijetu në luftën time me marksista, leninista e titista e me të gjitha ideologjitë e majta prosllave?
Sepse qe kur i mbusha 20 vjet, pra nga viti 1988 e deri me sot nuk ka mundur askush të me dirigjojë, bon kështu, fol kështu, shko atje, hajde këtu!.
Para nja disa viteve i pata shkruar Mimoza Kusarit si kryetare e komunes së Gjakovës se përmendoren e heroit të Jugosllavisë Fadil Hoxhes mundesh me e ndërtua në Gjakovë por ajo permendore do të qendrojë aty vetëm deri sa ta ndezi bagerin e te vij deri në Gjakovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat