A do të bashkëpunojë LDK-ja sërish me Vetëvendosjen? Lutfi Haziri ka një përgjigje!

Aktuale

A do të bashkëpunojë LDK-ja sërish me Vetëvendosjen? Lutfi Haziri ka një përgjigje!

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:50
Lutfi Haziri

Ka disa ditë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar krerët e partive parlamentare, me të cilët ka diskutuar për mundësine e krijimit të një qeverie të re, apo një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila u përkrahë edhe nga vetë presidenti.

Ndryshe nga partitë e tjera dhe presidenti të cilët po duan një qeveri të re, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është pro këtij opsioni.

Sipas Vetëvendosjes, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike, janë zgjedhjet e reja, dhe ata me Thaçin takohen vetëm për datën e zgjedhjeve .

Por ende nuk dihet nëse Vetëvendosje i ka votat që ta formojë qeverinë e re.

Ajo që aktualisht dihet, është se kjo parti ende nuk e ka dërguar emrin për kryeministër, tek presidenti Thaçi.

Media ka kontaktuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, për ta pyetur nëse ekziston mundësia që VV-ja të formojë qeverinë, dhe se cilat janë partitë opozitare si favorite për koalicion me LDK-në, por i njëjti tha se ai nuk po merret me këto çështje, pasi që sipas tij, ai është duke e kryer funksionin e kryetarit të Komunës në këtë kohë pandemie, dhe po kalon kohë me qytetarët.

“Nuk jam duke u marrë me këtë punë, jam në Gjilan, me qytetarët dhe emergjencën”, tha Haziri.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të parë qëndrimin e tyre lidhur me opsionin që pak ditë më parë e ka dhënë kreu i LDK-së, i cili ka thënë se me VV-në i bashkon veç qeveria gjithëpërfshirëse, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Para pak ditësh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në LDK ka kandidatë të mirë, të përgjegjshëm, që mund ta çojnë vendin përpara me një qeverisje të mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat