Deputeti i LDK-së kritikon Kadri Veselin që shkoi në Zveqan

Aktuale

Deputeti i LDK-së kritikon Kadri Veselin që shkoi në Zveqan

Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:25
LDK

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar vizitën e liderit të PDK-së, Kadri Veselit në veri të vendit.

Avdyli ka thënë se shkuarja e Veselit atje, është shembull i keq. Pasi që sipas tij në këtë mënyrë janë thyer rekomandimet e IKSHPK-së.

Ky është postimi i deputetit:

Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekoamndimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 ,mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Ka edhe përqafime politike.

Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social paraqet shkelje flagrante të masave por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat