Manxhuka i reagon Behramit pas publikimit të dokumentit që tregon vendimin e Serbisë për komunat në veri

Aktuale

Manxhuka i reagon Behramit pas publikimit të dokumentit që tregon vendimin e Serbisë për komunat në veri

Më: 7 prill 2020 Në ora: 22:45
Arlind Manxhuka

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, sot ka publikuar një vendim të strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thuhet së ata kanë marrë masa rreth parandalimit të përhapjes së coronavirusit, duke respektuar vendimet e qeverisë së Serbisë.

Behramaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta publikojë vendimin për futjen në karantinë të dy komunave veriore.

Ndërsa, dokumentin të cilin e ka siguruar në gjuhën shqipe shihen edhe katër masat parandaluese të cilat janë duke i zbatuar komunat në veri.

Mirëpo, ndaj këtyre ka reaguar zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke thënë se disa politikanë, ish-këshilltarë politikanësh, që po a tregojnë dokumentet se si Serbia paska nxjerrë document për veriun e Mitrovicës më së paku çfarë po i bëjnë qytetarëve ëshët fyerje e intelegjencës.

Sipas tij, më shumë lajëm ëpr veriun e për qeverisjen e tashme, ata në mënyrë simptomatike po paraqesin problemet që vet i kanë mirëmbajtur tash e 21 vite.

Postimi i tij i plotë:

Disa politikane, ish-keshilltare politikanesh, qe po na tregojne dokumentet se si Serbia paska nxjerre dokument per veriun e Mitrovices me se paku cfare po i bejne qytetareve eshte fyerje e intelegjences.

Pra kjo Serbi qe e ka ende Kosoven ne kushtetuten e saj, qe leshon targa e dokumente per komunat e Kosoves sikur i trajton te vetat, dhe jane po keta politikane e ish-keshilltare qe asnjehere nuk ja kane problematizuar Serbise kete gje tash na sjellin lajme “ekskluzive”. Me shume se lajme per veriun e per qeverisjen e tashme, ata ne menyre simptomatike po paraqesin problemet qe vet i kane mirembajtur tash e 21 vite.

Prandaj shume nga keta e kane problem reciprocitetin. Kjo qasje eshte pikenisje e mire per te problematizuar te gjithe raportin asimetrik qe kemi me Serbine. Natyrshem nuk do te mund te prisnim nje qasje te tille nga klasa e kaluar politike, po te prisnim e po ta benin nje gje te tille as ata vet s’do te ishin duke vajtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat