Milaim Zekës i bie të fikët nga një deklaratë e Ramush Haradinajt

Aktuale

Milaim Zekës i bie të fikët nga një deklaratë e Ramush Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:28
Ramush Haradinaj dhe Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi ka folur për veteranët e rrejshëm që po përfitojnë prej shtetit të Kosovës.

Zeka, thotë se Albin Kurti duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes së veteranëve të rrejshëm, pasi sipas tij, në Kosovë janë 13 mijë veteranë, por me i ‘shtrydh’ ai shton se dalin 17 mijë.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Zeka thotë se nuk janë 60 mijë veteranë ashtu siç ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Madje, ai thotë se kur e ka dëgjua Haradinajn të jap këtë deklaratë, atij i ka ra të fikët dhe nuk është ardhë në veti plot një vit.

Në postimin e tij Zeka ka treguar edhe për përfitimet që ka pasur mundësi të i marr nga shteti i Kosovës, por që nuk i ka shfrytëzuar kurrë.

Më poshtë sjellim postimin e plotë:

Nuk duhet mu frigu nga veteranet e rrejshem

Per ata qe e njohin ligjin ne Kosove, qe 20 vite kam mujte me marre ndihma nga shteti per nanen time qe ashte e zhdukur. Kam mujte me marre edhe si veteran. Kam mujte besa edhe si invalid i plagosur ne lufte. Kam mujte me fute kerr pa dogane!

Asnje prej ketyre veprimeve nuk i kam ba, edhe pse ligji mi ka ba te mundur. Nuk i kam ba, sepse nuk kam dashte qe te paftyrte me ma mbylle gojen!

Sot ne mengjes, me mori ne telefon nje mergimtar, edhe me tha: Baci Milaim, shteti nuk ndertohen me veteran te rrejshem e hajna. Ne familjen time, vazhdoi mergimtari, jemi 10 veteran, 6 jemi fallc. Dy vellazni te mi jane kthy ne Kosove nga Gjermani, 10 vite mbas perfundimit te luftes. Luften e kan pa vetem permes televizorit gjerman. Si jane kthy, jane ba veteran. Turp!

Njeri prej te akuzuareve per rastin “veteranet e rrejshem” me ka tregi videoinqizime ne arkivat e qeverise, qysh disa femra punetore i fallsifikonin dosjet dhe i mbushnin me veteran te rrejshem. Para shume viteve kam marre nje liste nga dogana e Kosoves, se si keta mattapaz, ne emrin e gjymtyereve, kane marre libreza te invalideve te luftes, kane futur makina luksoze pa dogane, makina me vlere deri 100 mi euro, dhe keto makina i vozisin bosat e biznesit, te cilet ne fund ua falin edhe ndonje te dashure, pa treguar lokacionin se prek nga vjen makina.

Kur e kam pas degju Ramushin qe ka pas thane se ”vetem ne Dukagjin ka pase 60 mi veteran”, beso me ka pas ra te fiket. Nje vit nuk kam pas ardhur ne vete. E di, qe ai dhe shume te tjere, deklaratate e kalkulojne vota. Une, jo 60 mi, po 6 milion vota me i marre prej mashtrueseve ti tille, nuk do t’i pranoja.

Prandaj Albin Kurti dhe qeveria duhet t’i shkojne deri ne funde kesaje pune. Veteran te vertete ne Kosove jane 13 mi. Me i shtrydhe shume, dalin 17 mi. Te tjeret duhet me kthy cdo qindarke qe i kane marre qytetareve te Kosoves!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat