Fatmir Limaj: Kryeministri i vendit tim, Albin Kurti nuk është fajtor për gjendjen në veri të Kosovës

Aktuale

Fatmir Limaj: Kryeministri i vendit tim, Albin Kurti nuk është fajtor për gjendjen në veri të Kosovës

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:29
Limaj dhe Kurti

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur edhe për gjendjen në veri të vendit.

Limaj ka theksuar ae Kurti nuk ka fajë për gjendjen në atë pjesë të Kosovēs.

”Kryeministri i vendit tim, nuk është fajtor për gjendjen në veri të Kosovēs”, ka theksuar Fatmir Limaj.

Ish- zëvendëskryeministri Limaj ka theksuar se ai i ka kërkuar Kurtit që të mos hesht për gjendjen në veri, për shkak të gjendjes së koronavirusit.

”Ai ka kritikuar të tjerët për mungesë transparence. Andaj unë kam kërkuar që ai mos të hesht dhe të jetë transparent me atë se çka po ndodhë në veri”, tha Limaj.

Ai ka folur edhe për negociatat me Serbi, duke shtuar se institucionet e vendit janë ato që i drejtojnë ato.

Limaj tha se ekipi i përfaqësimit në negociata, është pikërisht ajo që kishte kërkuar në lidhje me ekipin e unitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat