Rexhep Selimi ka një kërkesë ndaj qytetarëve për mbrojtje nga koronavirusi

Aktuale

Rexhep Selimi ka një kërkesë ndaj qytetarëve për mbrojtje nga koronavirusi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:01
Rexhep Selimi

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm me pandeminë COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, Selimi ka shkruar se nuk ka trimëri me virus, duke i komentuar disa zëra të cilët ditëve të fundit, theksuan se nuk i frikësohen koronavirusit, sepse nuk iu kanë frikësuar as luftës së fundit.

Selimi ka kërkuar nga qytetarët t’i përdorin masat mbrojtëse nga koronavirusi, teksa ka theksuar se trimërimi është të mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

Shkrimi i plotë:

“S’KA TRIMNI E BURRNI ME VIRUS”

Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…”
Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin!
Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin.
Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!…
Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat