Ku dallon kryeministri Albin Kurti me atë të Shqiperisë Edi Rama

Aktuale

Ku dallon kryeministri Albin Kurti me atë të Shqiperisë Edi Rama

Më: 9 prill 2020 Në ora: 21:06

Virusi Covid-19 që më pas u shpall pandemi nuk e kurseu  thuajse asnjë vend dhe ndryshoi drastikisht mënyrën e të jetuarit. E me këtë, natyrisht se ka ndryshuar edhe mënyra e komunikimit, sidomos ajo e liderëve politikë me publiku.

Edhe liderët e Kosovës në kohë pandemie kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë rrjetet sociale, kryesisht atë Facebook për komunikim me publikun.

Në krahasimin midis dy kryeministrave shqiptarë që ka bërë KEROLLI del se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë shumë më aktiv në rrjetin social Facebook në krahasim me atë të Kosovës, Albin Kurti.

Derisa Rama bën përafërsisht 13 postime në ditë, Kurti del se bën një postim. Shumë larg Kurti mbetet edhe sa u përket përmbajtjeve audivizive.

Shikoni shifrat:

Corona virusi ka marrë vëmendjen e gjithë botës në rrjetet sociale, madje edhe vetë liderët botëror kanë zgjedhur që të komunikojnë me qytetarët e tyre përmes rrjeteve sociale për gjithçka në lidhje me pandeminë që ka shkaktuar ky virus.
Në Shqipëri dhe Kosovë kemi rreth 2.2 milion përdorues aktiv në rrjetin social Facebook, prandaj kemi zgjedhur që të analizojmë faqet e të dy kryeministrave tanë pas një muaji që nga shfaqja e rasteve të para me #covid19 tek ne.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat