Ministrja Hajdari tregon pse u bënë shkarkimet në Postë

Aktuale

Ministrja Hajdari tregon pse u bënë shkarkimet në Postë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:53
Rozeta Hajdari në konferencë për media

(E plotësuar) - Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes "Posta e Kosovës" ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar. Për këtë ministrja në detyrë e ekonomisë, Rozeta Hajdari deklaroi se në tri vitet e fundit kjo ndërmarrje publike kishte pësuar degradim të madh. Sipas saj, këto shkarkime janë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Ministrja në detyrë e MEPTINIS-it në një konferencë për media tha se “Posta e Kosovës” kishte marrë një opinion të kundërt nga Zyra Kombëtare e Auditimit, opinion ky që sipas saj, ishte më i keq që mund të ketë qenë ndër vite.

Ajo tha se në përputhje me ligjin dhe për të ndalur degradimin e ndërmarrjes, u shkarkuan kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Shefqet Avdija dhe zyrtari kryesor financiar i Postës, Behxhet Maliqi.

Image

Hajdari: Ndërmarrja ishte degraduar në tri vitet e fundit

“Ky shkarkim është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje pasi që nga raporti i zyrës së auditorit të jashtëm por gjithashtu edhe të raportit të auditorit të brendshëm shihet se ndërmarrja kishte degraduar në 3 vitet e fundit. Është me rëndësi t'iu jap një statistikë të gjitha humbjeve vit pas viti në 3 vitet e fundit dhe kjo sjell këtë statistikë: Trendi i humbjes financiare ka vazhduar nga viti në vit përkatësisht nga një humbje totale që ishte prej 1,584,554 euro në vitin 2016, ajo ishte rritur në 1,942,991 euro në vitin 2017 dhe në vitin 2018 humbja ishte në 2,333,841 euro. Për më tepër ndërmarrja publike ‘Posta e Kosovës’ kishte marrë një opinion të kundërt nga Zyra Kombëtare e Auditimit, opinion ky i cili ishte më i keq që mund të ke të qenë ndër vite dhe i marrë nga auditori”, tha ajo.

Ndër të tjera, Hajdari tha se si qeveri janë të obliguar që të veprojnë në bazë të Ligjit për Ndërmarrje Publike, dhe bordi të reagojë shpejt me qëllim të ndalimit të keqmenaxhimit të parasë publike.

Ndëkaq, kryesuesi i bordit të “Postës së Kosovës”, Mentor Arifaj tha se kanë gjetur 17 gjetje. Ndër të tjera, sipas tij në bazë të raportit thuhet se nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018, kjo ndërmarrje publike ka shënuar humbje prej 19 milionë eurove.

Arifaj: Ka pasur humbje prej 19 milionë euro

“Ekuiteti në vitin 2012 ka qenë rreth 30 milionë dhe mandej ai ekuitet ka vazhduar te bie diku rreth 11 milionë euro. Do të thotë kompania diku është në humbje për 19 milionë euro në vazhdimësi prej fundit të vitit 2012 deri në vitin 2018. Është detyrë e caktuar e menaxhmentit e cila duhet të ndërmarrë hapa të caktuar, në të cilat trendet e humbjes duhet t’i planifikojnë edhe t’i kumtojnë tek aksionari i kompanisë”, tha Arifaj.

Ndër të tjera, ai tha se Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”, ende s’ka marrë ndonjë vendim për pagat.

Arifaj: Ende nuk ka marrë vendim bordi për pagat në Postën e Kosovës

“ Bordi ende nuk ka marrë ndonjë vendim, ne do t’i shqyrtojmë të gjitha listimet e pozitave që janë në Postën e Kosovës, dhe mandej bashkërisht do të vendosim. Në rajon paga mesatare nëpër kompanitë postare, është më e vogël se mesatarja në atë vend, kurse në Kosovë paga mesatare në ndërmarrjen publike ‘Posta e Kosovës, është mbi dyfish të mesatares që ekziston në Kosovë”, deklaroi ai.

Hajdari thotë se shkarkimet në Postë u bënë për të ndalur degradimin e ndërmarrjes

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për medie.

Hajdari gjatë konferencë ka thënë se shkarkimi i menaxhmentit të Postës, ishte në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike.

“Sot Bordi i përkohshëm ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja kishte degraduar në tri vitet e fundit”, tha ajo.

|Posta e Kosovës ka planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulente dhe konkretisht. Kjo konsulentë që është marr nga posta është pikërisht për shërbimet e rregullta dhe nuk ka qenë diçka specifike dhe ne si qeveri jemi të obliguar që ndërmarrja publike të veproje sipas ligjeve dhe detyrat që kemi për keqmenaxhimin e parasë publike. Gjithçka që është marr janë marr nga bordi  i përkohshëm”, tha Hajdari.

Kryesues i Bordit të Postës së Kosovës,  Mentor Reka tha se kontrollet financiare nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

“Raportet e auditimit të brendshëm që këto raporte ekspozohen deri në nivel të bordit dhe bordi ka për detyrë të merr vendime të caktuara. Disa nga gjetjet janë se kontrollet  financiare të postës nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Kompania është në humbje për 19mln euro në vazhdimësi prej vitit 2012 deri në fund të vitit 2018”, tha ai.

Ndryshe, kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behgjet Maliqi.

***

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit të ministrisë, konferenca do të mbahet sot në ora 18:00.

“Sot, në orën 18:00, Minstrja Hajdari mban konferencë për media në ambientet e MEPTINIS”, shkruhet në njoftim.

Kjo konferencë e Hajdarit vjen pas marrjes së vendimit nga Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Postës për shkarkim të kryeshefit ekzekutiv Shefqet Avdiajn dhe zyrtarit kryesor Financiar, Behxhet Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat