Edhe Fatmir Rexhepi u deklarua kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, vjen reagimi i veprimtarit të hershëm të LDK-së

Aktuale

Edhe Fatmir Rexhepi u deklarua kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, vjen reagimi i veprimtarit të hershëm të LDK-së

Nga: N. H Më: 12 prill 2020 Në ora: 18:56
Vjosa Osmani dhe Fatmir Rexhepi

Edhe një tjetër deputet i LDK-së u deklarua se ishte kundër rrëzimit të “koalicionit të shpresës”, VV-LDK.

Bëhet fjalë deputetin nga Gjilani, Fatmir Rexhepi, i cili deklaroi se në këtë kohë iu bashkua thirrjeve të OBSH-së për të luftuar koronavirusin, dhe jo për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

E, lidhur me këtë, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se deputeti Rexhepi shpërfaqi devijimin nga mandati i fituar nën ombrellën e LDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Rexhepi

Kakarizmat n'shpi, e vezët n'kojshi !

Lojaliteti, vartësia dhe subordinimi n'kohë, jep efektin !

Fatmir Rexhepi & Co, shperfaqën devijimin nga mandati i fituar nën ombrellën, siglen dhe akronimin e LDK-së, me përbuzjen, përdhosjën dhe përbaltjën e besimit të marrur nga LDK e Ibrahim Rugoves.

Dhe kjo shpërfaqje dhe ekspozim, nuk i dedikohet LDK-së, ngase Ne i njohim dhe i dijmë, por bëhet kryekëput për deshmi ndaj Padronit (Kurtit), për vazalitetin, mercenarizmin dhe argatin prej marionete n'dëmë të LDK-së dhe n'dobi të LVV-së !

E mira n'këtë fatkeqësi është ;

Tani e tutje, i njohin dhe i dijnë edhe tjerët, dhe Ne s'na mbetet gjë tjeter, përveqse t'u kërkojmë ndjesë publike votuesve të LDK-së, të cilet ranë pre e lakut që kurdisëm vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat