​Kurti priti në takim përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë

Aktuale

​Kurti priti në takim përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 15:27
Foto nga takimi

Sot gjatë ditës, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, të cilët i ka njoftuar mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19, masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.
Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID- 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar vendin tonë në çfarëdo forme.

Kryeministri në detyrë Kurti, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.

N ë këtë takim morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Chryssoula Alifer, i ngarkuari me punë i Ambasadës japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onişor, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat